Lu.fta kundër ko.ronavi.rusit, mjeku shqiptar jep lajmin e madh: Ja ç’bën Italia më 24 gusht



Në Itali më 24 gusht do të aplikohet për here të parë vaksina anti- COVID te 3 pacientë të prekur. Lajmi është konfirmuar nga mjeku shqiptar në Itali,  Albert Troci në një intervistë për Report Tv.



Ai ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes, pasi nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase.



“Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive. E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë”, tha Troci.