Lu.fta kundër kor.onavi.rusi, ministrja Manastirliu flet ç’do të ndodhë me vaksinën në Shqipëri



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha sot në mbrëmje se qeveria shqiptare në fazën e parë të sigurimit të va.ksinës pas certifikimit, do të mundësojë vaksinim për 20% të popullatës, pra për 567 mijë qytetarë.



Ajo tha në një intervistë për gazetarin Sokol Balla se vaksina do të jetë falas, dhe pas fazës së parë do bëhet e mundur që të sigurohet vaksina për të gjithë popullatën.



Manastirliu tregoi gjithashtu se Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, do të jetë ai që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë që do të vaksinohen.

“Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna…”, tha ministrja.