Lu.ftë mes institucioneve në Shkodër, ja si po ia bëjnë të pamundur jetën Voltana Ademit

Nuk kane gjetur ende rruget ligjore per ta larguar nga karrigia e kryetares se bashkise, por instrumentat per ta luftuar dhe penguar ne punen e saj Voltana Ademin, socialistet i kane gjetur. Karremi i pare qe kane per ta bere kete eshte institucioni i prefektit dhe vete titullari Çesk Millja. Ky i fundit qe ne gjithe kete kohe nuk eshte ndier ne punen e tij, po behet i gjalle me diktat te partise, per te rrezuar me force cdo veprim te Ademit. E lufta ka nisur ketu e 6 muaj me pare kur prej asaj dite e deri me sot i ka rrezuar administrates lokale dhe ish keshillit bashkiak, 11 vendime. Argumenti qe ka perdorur ka qene i thjeshte, nuk keni te drejte te vendosni ne limitet e ligjshmerise se mandatit. E kete rruge Millja do te ndjeke per cdo veprim qe do te kerkoje te kryeje kryebashkiakja me mandat te perfunduar, Voltana Ademi. Instrumenti i dyte eshte keshilli i ri bashkiak qe deri me tani ka humbur ne drejtim te paditur. Me te socialistet nuk do te kalojne asgje dhe sado qe Ademi me administraten kane nisur konsultimet per buxhetin, vota e 40 socialisteve eshte per ta rrezuar, kjo gjithmone nese nuk ka zgjidhje politike deri ne fundvit. Beteja me Ademin ka hyre kete here ne hallka te forta ligjore per te cilat rrugedalje ka shume pak, per te mos thene aspak. Pasojat do ti vuaje mbi kurriz Shkodra e cila nga lufta politike ka mbetur si njeriu i paralizuar qe nuk mund te leviz./ShkodraNews