Lu.ftën e hapi Senida Mesi, ja skenari i PS-së për të marrë shpejt Shkodrën

Sfida qe ish zv/kryeministrja Senida Mesi i beri qendrimit te presidentit Ilir Meta per Shkodren, duket se shume shpejt do te hape nje kapitull te ri per kete bashki. Socialistet e kane gati skenarin me fillimin e vitit te ri 2020, ku burime per shkodranews tregojne edhe hapat qe do te ndiqen per te mos e lene me Shkodren ne duart e Voltana Ademit. Te pares qe do ti drejtohen eshte gjykata e re kushtetuese, por ne loje do te futet edhe komisioni qendror i zgjedhjeve. Hapat do te pershpejtohen me qellim qe gjithcka te mund te mbyllet ne 2 muajt e pare te vitit te ri, praktikisht janar – shkurt. Por ajo qe mbetet interesante eshte fakti se kete here e majta nuk do te rrezikoje me emra te rinj, qe mund ti perballin me surpriza, por do ti besohet emrave qe bejne pjese ne keto struktura e kane dhene kontribut. Kryeministri Edi Rama mesohet se qe tani u ka kerkuar socialisteve shkodrane, te deleguarve dhe deputeteve te punojne per emrin, ndersa i vetmi i perjashtuar eshte Ditmir Bushati, i cilesuar nga Rama si shkaktar edhe i krizes pasi atij i eshte faturuar perzgjedhja e Valdrin Pjetrit, kur në fakt ka qene vete Rama qe e ka zgjedhur. Dy emra mbeten akoma si me te mundshem, Astrit Beci dhe Senida Mesi, por nuk perjashtohet edhe ndonje surprize e mundshme nga te tjere emra brenda struktures bejne me dije burimet. Megjithate veshtiresite qe kane socialistet me konsensusin brenda tyre reflektohen dhe qe tani ka nisur ndarja e madhe qe rrezikon ta beje kryebashkiakun e ri, nje opsion me rrisk per te majten, pasi kete here nuk perjashtohet surpriza e ndonje kandidati te pavarur./ShkodraNews