Lu.ftërat e Voltana Ademit po i lënë qytetarët në mëshirë të fatit, e vërteta e tme.rrshme e (pa) investimeve



L.ufta qe ka nisur prej kohesh bashkia Shkoder dhe vete titullarja Voltana Ademi jane shkaku i vetem qe shume investime ne Shkoder kane mbetur pezull, jane vonuar ne zbatim apo kane probleme mirembajtje e nuk merren ne dorezim. Nje dite me pare banoret e Hotit te ri protestuan qe rruga e tyre prej 7 vitesh eshte pa ndriçim ndonese ajo eshte investim i ri qe ka kushtuar 400 milion leke. E gjitha ajo cfare ndodh ne terren eshte shkak i perplasjeve qe Ademi ka patur me autoritetin rrugor shqiptar, ku rruga cuditerisht nuk eshte marre ne dorezim. Sorollatjet e krijuara bejne qe pak kilometra te nje rruge qe u sherben dhjetra familjeve te disa fahatrave te qendroje ne erresire e te jete burim aksidentesh duke i marre jeten qytetareve. Jane mbi 10 viktima qe ka shenuar brenda nje viti kjo rruge dhe duket se as ky fakt si mjafton bashkise, Arrsh apo kujdo tjeter per te nderhyre. Ky aks nuk eshte i vetmi pasi nga ky burim frymezimi qe kane institucionet per tu perplasur mes tyre, qendron prej 9 vitesh ne erresire ura e Bunes. Me te njejtat probleme eshte edhe unaza lindore qe po ashtu ende nuk eshte marre ne dorezim. Nga ky terren luftarak me 3 vite vonese po perfundon rruga e Velipojes, ndersa ende eshte pezull by passi. Arsyet perse eshte prezente kjo klime i dijne me mire Voltana Ademi dhe drejtuesit e ARRSH qe nuk kane denjuar te ulen bashke per te gjetur zgjidhje por sulmohen ne distance dhe lene qytetaret te vuajne pasojat. Pyetja qe shtrohet eshte ndaj tyre, edhe per sa kohe do te vijoje kjo Lufte?