Luan me Elvanën në film, por Ermal Mamaqi bën deklaratën bombë tani

Prej kohësh është përfolur filmi që ka si protagonistë dy emra të njohur të shoubizit shqiptar, si Ermal Mamaqi dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni ka edhe shumë emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Lako, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori e shumë të tjerë.

Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa bën celebrimin e çiftit.

Duke filluar nga data 28 Mars, ky film do të jetë në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Sot, Ermal Mamaqi ka dhënë detaje në Wake up. Ai tha se u bënë bashkë rastësisht nga një ide e Elvanës.

“Ka qenë një dëshirë e Elvanës që ma tha në një nga ato darkat që ne hanim bashkë. kam qejf të bëj edhe unë një film. Ue i thashë unë. E kisha një tekst dhe gjysmë ide të shkruar dhe kur më dha këtë idenë, e gjithë teksti më vonë është shkruar duke marrë parasysh që ishim ne personazhet kryesorë. 23 dite intensive kane qene ditet e zhirimit. Madjde dy herë Elvana per shkak te koncerteve nuk ka fjetur dy dite rresht dy here.”

Pas filmit “Dy gisht mjaltë”, Elvana duhet të lërë muzikën, tha më tej Mamaqi.