Luana Vjollca në telashe, shkon në Policinë e Shtetit dhe bën denoncim. Moderatorja prej 3 muajsh po përballet me…

Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej 3 muajsh është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallëzim penal për përndjekje.

luana2

“BalkanWeb” raporton se një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.

Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar ne zonën e Astirit kur Luana ishte ne makinë menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik ku nderhyri dhe policia.

luana3