Lubonja mban qëndrim të fortë për Topallin: Ose e blerë nga Rama, ose…



Të forta deklaratat e analistit Fatos Lubonja në lidhje me Jozefina Topallin, për të cilën flitet se do të krijojë parti.



“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja, në rubrikën “Opinion”, në Neës24.