Luf.ta mes klaneve në PS Shkodër, Edi Rama ndërmerr lëvizjen e fortë, ja çfarë ndodh nesër

Te premten ne seline e Partise Socialiste kryeministri Edi Rama do te mbledhe keshillin drejtues per rajonin e veriut per te gjetur se pari shuarjen e mosmarreveshjeve midis klaneve te majta kryesisht ne Bashkinë Shkoder. Duket se debatet e forta qe po shoqerojne riorganizimin e selise roze ne metropolin e veriut jane bere te padurueshme per vete kryesocialistin, i cili kerkon zgjidhje te shpejta, qe shmangin kaosin e deritanishem te krijuar ne kete bashki, ku pas 30 qershorit gjerat ne vend te zgjidhjes, vetem po perkeqesohen. Ne shenjestren e akuzave deri me tani ka qene deputetja Senida Mesi, qe per pjesen me te madhe te socialisteve eshte molla e sherrit, pasi per interesa personale sipas tyre, ajo po implikon nje proces te tere. Asnje zgjidhje nuk e kane deri me tani socialistet qofte per emerimet e reja ne drejtorite rajonale dhe as per organizimin e brendshem te partise, ku tashme PS Shkoder i duhet te gjeje emrin e ri nga kryetari tek nenkryetaret e me pas sekretari i partise e keshtu me radhe. Kriza identitetit qe ka prekur kete parti po reflektohet deri ne forumet e larta te partise ne Tirane dhe perballe kesaj gjendje, kryeministri Edi Rama duke mos patur zgjidhje, e ne sosje te durimit, po mendon qe cdo gje t’ia lere ne dore, vete ministrive te linjes, duke anashkaluar kete perçarje partiake. Pritet qe te premten numri nje i socialisteve te jete i ashper me perfaqesuesit e veriut, te cileve do tu lere nje afat te fundit dhe pas kesaj do te vendos i vetem, nese ata nuk gjejne dakortesine. Sot PS e Shkodres eshte klasifikuar si dega me performancen me te dobet dhe deputetet e ketij qarku si me te pakoordinuarit ne rang kombetar./ShkodraNews