“Lufta me Greqinë, vetëm çështje kohe”, vjen deklarata b.ombë



L.ufta me Greqinë është “vetëm çështje kohe”, deklaron kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli.



“Është e pakonceptueshme t’i kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje,” tha ai.



“Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t’u hedhur në det është shtuar përsëri”, vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se “qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe të pushtojë tokat tona nga ku ne I dëbuam 98 vjet më parë. Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi”, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi: “Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim”.

Përpara pak ditësh, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se palët kishin rënë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishte qenë dakord për bisedime, pastaj ishin tërhequr.

“Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi dhe një herë se nuk e do dialogun”, u shpreh Cavusoglu.