Luksi i shfrenuar i Qeverisë për zyra, ja çmimi marramendës sa do kushtojë kjo drejtori në Shkodër

Shtëpia e re në të cilën do të zhvendoset drejtoria rajonale e shërbimeve të transportit rrugor Shkoder pritet t’u kushtojë jo pak por plot 8 milion e 566 mijë e 322 lekë xhepave të qytetareve.

Qeveria shqiptare ka miratuar kalimin e kësaj drejtorie në një tjetër mjedis, duke u larguar nga ambjentet ku ka qëndruar prej vitesh në rrugën e drejtorisë vendore të policisë, për të kaluar tek unaza lindore, përballe me mjediset e reja të Aluiznit.

Shkodranews ka mësuar edhe faturën e miratuar të shpenzimeve për këto mjedise të reja, ku vetëm për “Blerje pajisje zyrash dhe mobilim” janë vënë në dispozocion 5 781 166 (pese milion e shtateqind e tetedhjete e nje mije e njeqind e gjashtedhjete e gjashte) leke pa TVSH, ndërsa për “Blerje kondicioner dhe ekrane elektronike” 2 785 156 (dy milion e shtateqind e tetedhjete e pese mije e njeqind e pesedhjete e gjashte) leke pa TVSH.

Luksi tashmë i zyrave qeveritare sa vjen dhe shtohet, ku pas ADISES, bëhet drejtoria e transportit rrugor e radhës, që do të ketë mjedise bashkëkohore dhe komoditet më të lartë për punonjësit.

Por natyrisht që i gjithë ky luks i tepruar duhet të kthehet në shërbime, që deri më sot kanë çaluar jo pak, ku nuk kanë munguar radhët e gjata, pritjet pa fund dhe në shumë raste edhe rryshfeti. Kalimi në mjediset e reja shpresohet që të mos jetë “dhuratë” e ngjashme me ADISA, që më pas paratë e harxhuara t’u kthehen qytetareve me shërbime shumë herë më të kushtueshme, duke rritur kështu shpenzimet për ta. Pritet që kjo zhvendosje e kesaj drejtorie të kryhet brenda pak javësh./Shkodranews