“Luli kryeministër kur mua të më godasë…”, Rama: Ja çfarë por pret Basha të ndodhë



Kryeministri Rama tha se Lulzim Basha është në pritje të rotacionit politik, por sipas tij kjo do ndodhë për arsye biologjike.



Për Ramën, Basha është duke pritur që kryeministri i vendit të pësojë ndonjë goditje, qoftë në sistemin e frymëmarrjes apo të qarkullimit të gjakut, në këtë mënyrë sipas tij, “Luli do behet kreu i qeverisë”



“Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin. Pra për arsye biologjike, moshe apo goditje të sistemeve të mia të frymëmarrjes apo qarkullimit të gjakut unë të largohem nga jeta e Luli si pasoje e biologjisë të bëhet kryeministër, se tjetër program unë nuk e shoh!

Vizioni i qartë Rama ik, program s’ka! Ndërsa strategjia është prit biologjinë dhe vazhdo bëj hajgare me aritmetikën. Tha sot 60 pa 15 bëjnë 50 por tamponët”, ironizoi Rama.