Lulzim Basha del tani natën me urgjencë në rrugë, ka informacione se…

Teksa kanë me muaj që protestojnë në rrugë, këtë të martë, banorët e Astirit ndryshe nga ditët e tjera nuk e kanë mbajtur të bllokuar rrugën për një orë nga 17:00-18:00, por deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Ata janë shprehur se kanë informacione se policia mund ti a.rr.estonte.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha:

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po i shërben bandave. Policia kishte marrë urdhër të shoqëronte banorët që kanë 4 muaj që protestojnë për aferën që Damian Gjinkuri duhet të ishte në burg dhe Edi Rama të merrej i pandehur. Një urdhër politik i ardhur nga nivele të larta, supozohet Lleshaj dhe Rama për të kryer akte terrori. Kur bisha plagoset bëhet më e rrezikshme. Këta e kanë kuptuar që po ju vjen fundi. Këta kanë dalë nga bandat dhe ju shërbejnë bandave”.