Lulzim Basha “injoron” komisionet, riciklime kandidatësh që po indinjojnë demokratët Shkodranë



Lulzim Basha ka zgjedhur edhe njëherë tjetër të shkatërrojë të gjitha komisionet që vetë me bujë ngriti, të mos pyes për rregulla brenda partie, e të dëshmojë se ai ndjek parimin “interesi personal” mbi gjithçka.



Këtë e dëshmoi me konfirmimet që ju bëri disa kandidaturave për deputet në rrethe të caktuara të vendit, që më herët ishin rrëzuar nga komisioni që ai ngriti për vlerësimin e kandidaturave për deputet, e po e forcon edhe më shumë këtë rrugë të nisur më Shkodrën. Ai pritet që në listën që do të prezantojë si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, të konfirmojë si pjesë të garës emra që komisioni i djegu, e nga ana tjetër të vendosë veton për cdo emer që do të jetë pjesë e listës fituese ose jo, pa pyetur për propozimet e kryesisë dhe anëtarësisë.



Strategjia që ai po ndjek, ju thotë qartazi edhe njëherë demokratëve, se për të nuk ka rëndësi rezultati, as zëri i tyre, por interesi personal dhe kalkulimet që ai i bën jo si politikan, ndërsa drejton forcën më të madhe opozitare në vend.

Dalja e shumë emrave si kandidat për deputet gjatë orëve të fundit në media, ka irrituar pa masë strukturat e PD në Shkoder, një pjesë e të cilave e quajnë këtë lojën e radhës dhe tradhtëtinë që nuk ndalet të Lulzim Bashës, ndaj besimit dhe përkrahjes që ata në këto 8 vite i kanë dhënë kësaj force politike.

Fryma e krijuar brenda PD është ndër më të rëndat e 30 viteve të fundit, aq sa me këtë lloj përçarje e pakënaqësie të brendshme, kjo forcë politike rrezikon të përballet me rezultatin më zhgënjyes të të gjithë këtyre viteve.

Reflektimi Basha mungon, ndërsa “pengmarrja” politike që ai perjeton është tejet e rëndë, aq më shumë në këto momente kur vendi ka nevojë për shprese e frymë të re, që tek kjo opozitë nuk duket askund./ShkodraNews