Lulzim Basha shpërfill shkodranët. I përdor vetëm për të mbushur çadren dhe për protesta

Kryesia e re e partise demokratike ishte nje shuplake e forte per demokratet Shkodrane dhe mbeshtetesit besnik te Lulzim Bashes qe shpejtojne sa here u jepet rasti t’i dalin ne krah. Mes emrave qe Basha perzgjodhi e vetmja qe arriti te hyje mes emrave fitues edhe ajo per shkak te gjinise femer dhe jo mbeshtetjes se madhe ishte Izmira Ulqinaku.

Ajo sebashku me disa gra te tjera ngjau me shume si katapultim sesa nje fitore me merite sic ndodhi me Jorida Tabakun. Te tjeret pas votimit dolen te percelluar, te shastisur dhe me plot pakenaqesi, sepse ndonese ne endrra e kishin menduar veten besnik dhe te zgjedhur te Bashes, ju rezultoj e kunderta. Por ne fakt loja e kryedemokratit eshte me shume se e shemtuar dhe plot padrejtesi ndaj shkodraneve, qe ndersa i quan si udheheqesit e beteja politike te PD-se, ne krahun tjeter i sheh te paafte dhe jo te denje per poste te larta ne parti, e aq me pak te kene me shume se nje perfaqesim ne kryesine e saj.

Edhe ai i nje lartesie minimaliste ne raport me cfare kishte ne te shkuaren ne PD, kohe kur Lulzim Basha e shihte partine nga larg. Kjo shuplake e tij ishte ne fakt edhe nje mesazh i qarte qe Shkodra i duhet per vota, per te mbushur çadren si turme e per ta perdorur per protesta, por jo per shume.

Promovimin ne struktura te larta nuk e sheh te denje, sepse me skenare te fshehta dhe tejet te dyshimta Basha do te kete prane vetes ish sigurimsa, spiunj te komunizmit, njerez pa perfaqesim
dinjitoz politik e familjar, por qe mbrojne interesat e tij klienteliste dhe te familjes qe po i ben sot edhe listat e po vendos kush jane te denjit dhe te padenjit.

Leksioni i pare u dha haptazi me ze dhe figure dhe tashme Bashes i mbetet vetem te riaktivizoje kaseten e vjeter, Shkodra martire dhe demokrate e oreve te para por qe nuk shkon me larg./ShkodraNews