Lypësi po dridhej nga i ftohti, e reja i jep një filxhan kafe por merr dhuratë letrën që e pë.rloti

Në një ditë të ftohtë dimri, studentja Casey Fischer vuri re një lypës në anë të rrugës. Ai po dridhej nga i ftohti dhe për ta ngrohur, ajo i dha një kafe.

Menjëherë vajza filloi një bisedë me lypësin. Ai i tregoi asaj se babai e kishte bra.ktisur dhe e ëma kishte vde.kur nga kan.ceri. Pas një ore, Casey i bëri të ditur lypësit se duhet të ikte në shkollë. Menjëherë, ai i kërkoi të priste.

“Të lutem, prit vetëm dy minuta, por më jep një stilolaps dhe një letër fillimisht nëse mundesh”, iu përgjigj i moshuari. Më pas, vajza mori letrën, e përqafoi të moshuarin dhe iku. Kur e lexoi më vonë, ajo u pë.rlot dhe nuk e mbajti dot veten.

“Sot kisha vendosur të vri.sja veten, por falë teje nuk do ta bëj. Kuptova që në këtë botë ka njerëz me zemër të madhe, dhe unë çdo ditë do rri në atë vend ku ti më le, për të njohur sa më shumë njerëz të mirë. Kam nevojë vetëm për pak dashuri. Ajo më mbajti gjallë sot, dhe do më mbajë gjithë jetën. Faleminderit!”, lexohej në këtë letër.