Ma.kthi i shkodranëve/ Shifrat kata.strofale të Kadastrës në Shkodër, dë.shtimi total me legalizimet

Shkodra vijon te renditet si nje nga qytetet qe vijon te kryesoje me deshtimin e procesit e legalizimit. Edhe pse u shpresua se ndryshimet e reja te bashkimit te Aluizmit me Hipoteken do ti jepnin nje ritem tjeter te punes, ne fakt po ndodh e kunderta. Kadastra eshte kthyer ne makthin e qytetareve por edhe te qeverise qe tashme ka humbur busullen dhe ecen ne drejtim te paditur me kete proces. Shkodra numeron afro 25 mije deklarime ne keto 10 vite te egzistences se ligjit per legalizime por nga ana e institucioneve nuk jane arritur te behen as 3 mije legalizime, cka do te thote 7 fishi i volumit ende nuk eshte marre ne dore per tu trajtuar. Gjetjet e fundit flasin edhe per shkaqet e ketij konfuzioni te madh qe eshte krijuar. Se pari lidhet me korrupsionin e larte qe vijon me kete proces per te pasuar me personelin e paket, mbivendosjet e bera e deri tek zvarritja te pakuptima. Me shume se gjysma e personelit nuk eshte i kualifikuar ne fushen perkatese eshte nje tjeter gjetje qe pritet te pasohet ne javet e ardhshme me largime nga puna dhe riformatim te intitucionit. Ne 10 vite keto afeo 25 mije deklarime sikur vetem nga 2 mije te ishin bere ne vit tani do te ishin te kryera e jo qytetaret te sorollateshin sa andej – kendej per ta permbyllur te gjithen kete katrahure urbanistike – ligjore e ankthi social. Pritet qe bashke me stafin ne Shkoder te pesoje ndryshime edhe kupola drejtuese e kadastres e cila sot gjendet ne ditet me te veshtira te saj per shkak te amullise se krijuar./SHkodraNeës