Ma.rrëzia e radhës. Çmimi i ujit në shishe qelqi kap shifrën e çmendur, alarmohen ekspertët

Kohët e fundit në mbarë botën po përdoren shishet e qelqit për ujin. Dhe po mundohet që plastika të zëvendësohet me qelq në mënyrë që të ketë më pak rrezikshmëri për njerëzit. Disa ekspertë kanë thënë se deri në vitin 2050, oqeani do të ketë më shumë plastikë sesa peshq. Njerëzit paguajnë qindra dollarë për markat më të mira të ujit, duke menduar se po konsumojnë ujin më të pastër dhe të kontrolluar në botë.

Por çfarë ndryshimi ka mes këtij uji në shishen luksoze nga uji i rubinetit?

Vitin e kaluar, gjyqtarët në Konkursin e 28-të Ndërkomëbtar të  “Berkeley Springs Ëater Tasting” e  konsideruan ujin më të mirë në botë.

E njohur nga gjyqtarët “valbarði”  është kompania e ujit që shet 90 dollarë një shishe me ujë të freskët, që merret nga burimet e akullnajave norvegjeze.

Kohët e fundit në mbarë globin është shtuar përdorimi i shisheve të qelqit për ujin, duke e kategorizuar industrinë e shisheve të ujit më të fortë se kurrë më parë.