Madhështore/ Luiza Gega triumfon në Shkup, kualifikohet për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’

Luiza Gega ka triumfuar edhe njëherë në Kampionatin Ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup.

Atletja shqiptare fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Luiza Gega ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Gega ka arritur të kapë në këtë turne, normën për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Sportistja shqiptare do të jetë për herë të dytë si atlete e kualifikuar me normë olimpike.