Makina përplaset me murin mbrojtës në Shkodër, plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Shkodër.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin mbrojtës.

Si pasojë raportohet se është plagosur pasagjeri, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndonëse emri i tij ende nuk bëhet me dije.

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.