Malësorët në rresht si “delet” votojnë gafat e Tonin Marinës

Asnjë zë kundër por të gjithë në vijë të drejtë! Skenat që po shoqërojnë miratimet e buxheteve në këshillat bashkiak socialist të dalë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, në shumë raste po I kthejnë pas në kohë shqiptarët.

Pikërisht atëherë kur nuk guxohej të ngrihej kartoni i kuq, por ecej në vijën që të përcaktonte partia. Një gjë e tillë ndodhi në Shkoder në fund të 2019-es, kur socialistët I votuan Voltana Ademit projekt-buxhetin e 2020 me 36 vota pro, e vetëm 1 kundër, e u pasua më vonë me bashkitë Pukë e Fushë Arrëz dhe qershia mbi tortë Malësia e Madhe. Këtë 18 Janar të zgjedhurit e malësisë nuk nguruan që pa asnjë oponencë, të ngrinin kartonat e me 25 vota t’I thonin po projekt buxhetit për vitin që kemi nisur. E ndërsa ju mori votat, kryebashkiaku Tonin Marinaj në prononcimin e tij publik kur flet për prioritetet që ai ka theson se ato janë rrugët, pastrimi dhe pastrimi I shkollave. Se çfarë nënkupton me pastrim të shkollave, më mirë këtë gjë e di ai?!

Por përtej këtij deklarimi që brenda vetes mund të ketë edhe gafat e tij, ajo që të bie në sy në këtë material të paraqitur, është fakti se shumë prej investimeve që permenden, ishin të parashikuara edhe në mandatin 4 vjeçar, por që nuk u realizuan dhe tashmë vijnë duke u shtyre e rishkruar sipas orekseve, duke mos patur kush ti kundërshtojë.

Të paktën për syrin e keq një votë do të duhej të ishte kundër, sa për të thyer “mallkimin” e të shkuarës, apo edhe për të treguar se brenda atij parlamenti të vogël ka edhe zëra opozitarë. Por përtej votës, ajo që mbetet me shqetësuese në këto këshilla është se zëri i qytetareve po mbërrin përherë e më pak dhe i filtruar, duke luftuar të gjithë për pushtetin personal e jo interesin publik!

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ndoshta më shumë se kurrë ishin leksioni i madh për shqiptarët, për të kuptuar se deri në cfarë pike përfundon pushteti dhe kush i drejton ato. Përtej njëanshmërisë, apo kartonit politik, këshillat bashkiak duhet të jenë zëri i fortë i qytetarit, oponenca më e madhe e një administrate bashkie dhe mbi të gjitha, hartuesit e politikës vendore që i sjell territorit investime e zhvillim, e jo të shihet si një post ku i votuari i qytetareve kryen qëllimet e veta dhe kënaq orekset personale./ShkodraNews