Mallkimi mbi Luiza Xhuvanin dhe të bijën, nga tragjedia me djalin, ikja nga Shqipëria dhe humbja e bashkëshortit

Ajo është një ndër ato aktoret që i kanë folur shumë zemrës dhe shpirtit të publikut, që në krye të herës…

Por si për ironi të fatit, rolet në të cilat ajo e mbërthente pas vetes fort publikun, ishin ato dramatike, dhe pse njerëzit që e njihnin në jetën e përditshme, thonë se është një njeri i qeshur e plot gaz, sikurse ishte dhe i ndjeri bashkëshorti i saj.

Por Luizës, një grua e bukur dhe fisnike, fati i luajti një lojë të hidhur shumë, një mallkim të fortë që i ngrysi përgjithmonë shpirtin.

E para ngjarje që e goditi ishte arrestimi dhe dënimi me 35 vite burg i të birit, djalë i vetëm, pasi ky i fundit, siç u përfol, nën efektin e drogës, ekzekutoi 4 persona në 2014.

Asokohe ajo ishte pjesë e partisë Socialiste, por pas ngjarjes dha dorëheqjen si deputete, dhe fill pas kësaj, bashkë me të bijën u larguan nga Shqipëria, dhe u vendosën në Selanik.

Bashkëshorti i saj, një ikonë e regjisurës në Shqipëri, qëndroi pas në Tiranë, ndërsa takonte të birin dhe punonte me projektet e tij.

Deri më 14 gusht, kur pabesisht në moshën 56-vjeçare, perdja e jetës ra për të mos u ngritur më.

Sëmundja e diabetit, pasi i mori njërën këmbë  vite më parë, e mori përgjithmonë pas goditjes së fundit në Itali ndërsa punonte për filmin e ri.

I hidhur ishte lajmi për largimin e një figure të njohur, që i dha po ashtu si e shoqja, shumë artit dhe kulturës shqiptare.

E tashmë, me një dhimbje dhe peshë të shtuar, Luiza përballet edhe një herë me fatin e zi, por ngushëllimi i saj mbetet e bija.../ ShkodraNews/