“Mami a do vdes?”. 5 vjeçari i prekur nga koro.na.virusi përlot të madh e të vogël, mamaja mes lotësh rrëfen ç’i thotë ai

Një 5 vjeçar i prekur nga COVID-19 ka përlotur sot të madh e të vogël.

Një nënë e re ka ndarë më ndjekësit e saj në Facebook dhimbjen e madhe që po kalon, pasi djali i saj 5-vjeçar është infektuar me koronavirus.

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, shkoi në Facebook për të treguar historinë e saj prekëse, sesi Alfie i vogël i lutej për ndihmë, ndërsa temperatura i kishte shkuar 42 gradë.

Sipas nënës, në një moment haluçinacioni, vogëlushi i ka thënë: “Mami, a do të vdes?”.

Kjo ka bërë që nëna të shpërthejë në lot dhe t’u japë një mesazh të gjithëve: “Ko.ronavi.rusi nuk është shaka”.