Mane: Në krevat me Etilda Gjonajn

Vapë ishte edhe atëhere, gusht i nxehtë, Tirana gjysëm e boshatisur dhe bashkë me gazetarët edhe lajmet ishin me pushime. Pushonin politikanët, pushonin gazetarët, pushonin lajmet, po pushonte edhe Eni. Vajza e kryeprokurorit Adriatik Llalla si çdo vit, kishte prenotuar apartamentin e saj luksoz në resortin turistik Folie Marine në bregdetin e Jugut nga 15 qershori deri më 1 shtator dhe e kishte paguar “cash”, 90 euro nata. Mesditën e 2 gushtit 2016, një telefonatë urgjente nga babai i saj, ia prishi pushimet adoleshentes dhe vajza kthehet në Tiranë.

Ndërkohë në Tiranë unë kisha filluar serinë e botimeve të tre shkrimeve të mia ku me fakte, prova dhe foto po ekspozoja jetën luksoze të një 17 vjeçareje e cila kishte bërë kërdinë me makina, ora, bizhuteri, veshje dhe pushime që tejkalonin çdo imagjinatë. Shkrimet si fillim u botuan këtu në faqen time të facebook-ut dhe pas 30 minutash portalet e Tiranës i botonin një e nga një. E filloi “Jeta osht qejf” dhe e përfundoi “Express” i Kosovës por pa u tharrë ende boja, shkrimet u zhdukën në mënyrë të çudtishme. Censura dhe qokat kishin bërë punën e vet, Adriatik Llalla me skuadrën e tij të gjobëpaguesve mbyllën çdo kanal komunikimi dhe fundja mirë bën, ato 3 shkrime u lexuan në faqen time plot 530 mijë herë dhe lajmi mori dhenë…
3 vjet më pas, nën të njëjtat temperatura i njëjti lajm për shpenzime luksi i ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj nuk po bën pushim. Portale dhe gazetarë të shumtë po e publikojnë dhe po e analizojnë me mënyrat e tyre dhe për çudi deri tani nuk është censuruar apo hequr nga asnjë portal, gazetë apo televizion. Siç duket ministrja bukuroshe ndryshe nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është trembur nga lajmi. Nuk ka lëshuar taborët e miqve, nuk ka kërcënuar dhe nuk ka paguar askënd për të zhdukur lajmin. Ministrja Gjonaj po tregohet transparente dhe mirë bën, paguhet me taksat tona dhe ne duhet ta dimë si menaxhohen këto lekë.

Gusht i nxehtë ishte edhe para tre vitesh kur ia përplasa skandalin në sy Adriatik Llallës dhe ky i fundit nuk la gur e murr pa ndërtuar për të më izoluar, joshur apo kërcënuar.
Vetëm një orë dore Cartier me diamante e flori i kushtonte 28 mijë euro vajzës së kryeprokurorit, dhe të gjithë kolegët e mi gazetarë mbyllën gojën, heshtën. Sot po ulërijnë për një dhomë hoteli të ministres. Fundja ne e dimë që ministrja fle dhe ushqehet me lekët e taksave tona të pastra ndërsa vajza e Adriatik Llallës lundronte në luks me paratë që kriminelët paguanin babain e saj.

Dhe mes këtyre dy historive, nuk dua të tregohem modest. Unë fitova një betejë të gjatë dhe fati i Adriatik Llallës tashmë dihet. Dihet edhe fati i ministres Etilda Gjonaj. Kjo e fundit do vazhdojë të mbetet zonjë e hekurt e reformës në drejtësi dhe mos pretendoni se do e trembni me lajme gjobvënëse. Kontributet e saj profesionale vlejnë më tepër sesa fatura e një hoteli me 5 yje, nguliteni mirë në kokë!!!

Lexo edhe: