Manjani plas ‘bo.mbën’: Ta gro.posim Ramën, bashkë me PPP-të e tij

Ish-ministri Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj skenarit që po qarkullon kohët e fundit se Rama ka vënë si kusht për largimin e tij mos prekjen e koncesioneve.

Manjani thotë atëherë është më mirë që opozita të lërë të groposet bashkë me këto kontrata korruptive.

“Nëse vërtetë kushti i Tij për të ikur nga pushteti është të mos i preken koncensionet, le të rrijë më mirë. Le të rrijë që të groposet bashkë me to, njëherë e mirë dhe përfundimisht. Ato koncensione, ashtu siç janë negociuar e vendosur, janë hajni e pastër e pasurisë dhe parave publike, të sotme dhe të 30 e kusur viteve që vijnë”,- shkruan Manjani në Facebook.