Marina dhe Eli Fara jetë luksoze pranë detit, por asnjë postim për tërmetin, çfarë është bërë me shtëpinë e saj në Durrës?

Marina Fara, juristja seksi dhe vajza e këngtares së famshme Eli Fara, ka postuar në këto ditë fatkeqësie vetëm lutje për shpirtrat e humbur dhe që kjo tragjedi të marrë fund.

Por ndërkohë, nuk ka ndonjë postim që të kuptojmë nëse ishte një ndër të dëmtuarat e kësaj fatkeqësie. Marina, në postimet e saj, na ka treguar se jeton në një shtëpi luksoze në Durrës, në zonën e plazhit.

Nuk mund të harrojmë fotot seksi që ajo postonte nga ballkoni i shtëpisë së saj. Ndërkohë, edhe mamaja e saj, Eli, ka rrëfyer në një intervistë se është shumë e lumtur që jeton në një shtëpi buzë detit dhe se aty mbledh shpesh miqtë e saj.

Por asnjëra nuk ka treguar nëse shtëpia e tyre është prekur nga kjo tragjedi e natyrës ku me qindra pallate në zonën e plazhit tashmë janë të pabanueshme. Me sa duket, Marina ka vendosur të jetë diskrete deri në këtë pikë. Shpresojmë të mos ketë pasur asnjë dëm nga kjo që ndodhi./PANORAMA PLUS