Marrëzia e këtyre njerëzve, ja veprimi i tme.rrshëm që kryejnë elbasanllinjtë me të vd.ekurit

Në fshatin Selitë, në rrethin e Elbasanit njerëzit sot va..r.rosen në oborre.

“Duke mos pasur vend, babi ma la me amanet që ta va.rrosja afër shtëpisë”, tha Ilmi Sula, banor i fshatit Selitë.

Kështu jetojnë shumë familje në këtë fshat: me varret e të afërmve në oborre, në kopshte, në vreshta, në rrugicat e shtëpive e kudo tjetër. Pothuajse çdo familje ka një varrezë më vete. Për gati 20 vjet shteti ka qenë inekzistent për ti siguruar këtij komuniteti një varrezë të përbashkët.

“Nuk ka pasur rregull fare për varrezat, në lagje lagje ka varreza”, “Sot gjenden më shumë se 50 varreza familjare në fshat. Secili bënte hall për vete”, thonë banorët.

Banorët bëjnë thirrje për ndihmë për ti larguar varret që tashmë janë afër me shtëpitë e tyre, raporton tch. Ata kthejnë sytë nga shteti pasi vetë e kanë të pamundur të shpërngulin mbi 50 varreza të vogla nga çdo lagje e fshatit.