‘Mashtrimi’ i radhes i Erion Veliaj, banorët e Astirit e nxjerrin zbuluar, ja si qëndron e vërteta e takimit

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që banorët e Astirit kanë dalë në protesta, vetëm sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënjuar që të shkojë në zonë, sigurisht pa praninë e mediave dhe me regji qendrore.

Përmes një kronike të shpërndarë nga zyra e shtypit të Bashkisë thuhet se Veliaj ka pirë një kafe me banorët e zonës.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, njofton zyra e shtypit të Bashkisë.

Po si qëndron e vërteta:

Burime për Fax News bëjnë me dije nga se lokali në të cilin ka qenë i pranishëm Veliaj, nuk është i banorëve që preken nga projekti, por i nipit të Gramoz Ruçit, Gjolek Malaj. Banorët thonë se Veliaj shoqërohej nga 20 badigardë nga frika e një konfrontimi me banorët.

“Erioni bene takime ne menyre te fshehur si skuth, me 20 badigarde , ne oren 7:30 te mengjesit se nuk eshte aq trim te perballet me banoret e unazes se re, takimi i tij ishte me spiunat e zones, me njerzit pa shkolle , te cilet jan strukturat e Rilindjes.

Takimi i tij ka qen me Administratorin e zones, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit , Gjonlek Malaj te cilet per shkak te ktyre eshte bere dhe devijimi i projektit.!! Turp te kesh Erion Velia paftyresia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco”, shprehen banorët që protestojnë prej dy muajsh.

Lexo edhe: