Mashtrimi i Voltanës/ E hëna pushim nga Pashkët, ajo gënjen publikisht sikur po pastron qytetin në Ditën e Tokës

2 ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq kjo fotografi, në të cilën shihej kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi ndërsa po pastronte në lulishten tek Bexhisteni, në hyrje të Shkodres.

Të gjithë për një çast menduan se më në fund, teksa po i mbaron mandati, Voltana Ademi është kujtuar të bëjë të paktën një gjest qytetarie pa rënë në sy. Por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu, pasi siç ka bërë në 4 vite, edhe kjo ishte pjesë e skenarit të kryetares së bashkisë, e cila cdo gjë e bën për tu dukur, e jo për ti shërbyer realisht qytetit.

Skenari i radhës kishte qënë, që pamjet e filmuara të shtunën, t’u shpërndaheshin shkodraneve përmes propagandës së saj në rrjetet sociale dhe media, sikur në të hënën e pashkëve, që është pushim zyrtar, Ademi ndodhej në punë duke i shërbyer Shkodres. Një farsë që qytetarja e parë e Shkodres është mësuar ta bëjë prej marrjes së detyrës dhe nuk kishte si të bëntë përjashtim pikërisht tani kur tik – taku i mandatit ka nisur të trokasë dhe orët në atë karrige i ka të numëruara.

Paturpësisht ajo kërkon tu hedhë hi syve qytetareve të saj, që cdo ditë e më shumë prekin shkatërrimin që po i bën Shkodres me mbeturinat që lulëzojnë ngado, rrugët plot gropa, e shërbimet përherë e më të munguara në qytet, e fshat. Fallsiteti i një fushate të ndërmarrë gjoja në javën ndërkombëtare të tokës, nuk mund të mbulojë skandalet e kësaj kryebashkiakeje që me drejtimin e saj pa vizion, arrogant dhe klientelist, sot i ka shkatërruar qytetit shumë zona, pa i dhënë vemendjen e duhur, por duke i lënë në degradimin e lirë të tyre.

Nëse do të mendonte seriozisht për tokën, Ademi nuk do të linte mbeturinat të zgjeronin hartën e tyre ditë pas dite, e aq më pak reduktimin e hapësirave të gjelbërta që për fat të keq në Shkoder sa vijnë dhe pakësohen. Në 4 vite të mandatit të saj ajo nuk ka shpalosur qoftë edhe një plan të vetëm zhvillimor në këtë drejtim, por i është përveshur tenderave korruptiv e klientelist, vetëm e vetëm për të marrë cdo gjë që është e mundur nga pushteti, pa pyetur për pasojat që lë pas.

Këtë estradë të radhës natyrisht që mund ta kursente fare mirë, pasi të tilla lojrave i ka dalë boja dhe një aktore e dobët si Voltana nuk kishte se si të shkëlqente, pikërisht në një ditë kur edhe fëmija 2 vjecar e di që jo vetëm është pushim, por të gjithë në vetvete tentojnë “të arratisen” nga rutina e përditshme. Herës tjetër këshilltarët që të orientojnë, duhet të mësojnë ta bëjnë më mirë këtë gjë, pasi rrezikon që ndonjë ditë të na servirësh sikur punon edhe në mesnatë, atëherë kur nuk e ke as detyrë e as detyrim./ShkodraNews