‘Mbajeni mend se çfarë kam për t’ju bërë’, e rëndë ajo që ndodhi me demokratin pas protestës (ja video)

Djali i kryetarit të Partisë Demokratike për degën e Fierit, Luan Baçit, është shoqëruar nga policia pas përfundimit të protestës.

Përmes një video të shpërndarë nga PD-ja, shihet momenti teksa efektivët e policisë së rendit kërkojnë të fusin në makinë djalin e kryetarit të PD-së.

Luan Baçi e kundërshton këtë moment dhe thotë se me djalin në makinë do të futet edhe ai, pasi është thjesht një fëmijë.

Në video, dallohet që djali i Luan Baçi është i gjakosur pasi është qëlluar në fytyrë nga një person i paidentifikuar. Djali dëgjohet të thotë se personi që e qëlloi nuk ishte polic.

“Mbajeni mend se çfarë kam për t’ju bërë. Do vij edhe unë me të. Po ai është fëmijë. Nëse e keni gjuajtur do e keni personale me mua”, tha Baçi. Në video duken edhe persona të tjerë që shoqërohen në një automjet tjetër të policisë, të cilëve Baçi u drejtohet duke i thënë të mos tremben, pasi “këta janë legena, dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë”.

Lexo edhe: