Mbajtën një Shqipëri të tërë ‘mbërthyer’ pas TV, Arbana Osmani nxjerr videon, ja çfarë po ndodh pas emisionit me çiftin



Një puntatë që na mbajti të gjithëve të gozhduar pas televizorit ishte ajo e së shtunës në Dua të të bëj të lumtur, ku Stiljano i kërkoi Ersoneldës që të mos dëgjonte më familjen e saj dhe të jetonin bashkë.



Në fund të puntatës, Ersonelda vendosi që të dilte bashkë me Stiljanon, si dhe kërkoi ndihmën e policisë për të dalë nga emisioni pasi kishte frikë nga familjarët.



Por farë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisionit?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën.

https://www.instagram.com/p/CNzoRaZnYP3/?utm_source=ig_web_copy_link