Mbani veten kur të shihni këtë video të deputetit më të ri në Kuvend…

Do të ngeleni pa fjalë nga kjo video e publikuar me potpuri këngësh nga deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Ylli Shehu. Shkoni këtë video për të kuptuar se cili është niveli i atyre që kemi zgjedhur për të bërë ligjin në sallën ku presupozohet se qëndrojnë kokat e vendit. Ai vjen nga radhët e LSI si deputet, kandidati me numër 9 në Tiranë.

Përpos zërit bilbil për këtë karrierën arstistike, Ylli Shehu është edhe i dorës se kolegëve të tyre trafikantë dhe me vepra penale. Ylli Shehu sipas deklarimit të tij rezulton të jetë i dënuar për veprën penale të “Kontrabandës”. Ai ka shkruar në formularin e tij se është dënuar si fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”.

Në Kodin e Penal thuhet se neni 174/1 parashikon: Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në dogana, deklarimit të rreme për natyrë, llojin cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”.

Ndërkohë që Ylli Shehu në dokumentin e tij të dekriminalizimit specifikon se është dënuar me 200 mijë lekë dhe se vepra e tij penale është rehabilituar sipas nenit 69/a të Kodit Penal. Ndërkohë që në formularin e dekriminalizimit të Ylli Shehut bie në sy se ai ka deklaruar dhe ndryshimin e gjeneraliteteve. Ai ka deklaruar se më parë ka mbajtur mbiemrin “Lala”, pra Ylli Lala.

Per te shikuar videon klikoni KETU