Mbërrin në Shkodër lojtari që pritet të firmosë me Vllazninë

Ashtu siç pritej ka mbërritur në Shkodër lojtari më i ri që do të jetë në provë tek skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Bëhet fjalë për Pavle Cvetinoviç. Basketbollisti serb ka mbërritur paraditën e sotme në Shkodër, ndërkohë do të zhvillojë pas pak seancën e parë stërvitore me kuqeblutë.

22-vjeçari nga Serbia do të jetë në provë për disa ditë me ekipin e Vllaznisë. Më herët, ai ka luajtur me ekipet e Electra në Slloveni dhe Pelister Bitola në Maqedoni. Është një basketbollist i gjatë, 2.15 cm dhe efikas në gjuajtjet e 3 pikëve.

Një lojtar që luan në pozicionin e 5, aty ku Vllaznia ka më tepër nevojë. E me shumë mundësi, Cvetinoviç do të jetë firma e radhës tek kuqeblutë. Deri më tani presidenti Xhaferi ka afruar në skuadër Javis Howard, Christian Bradford, Leo John Svete dhe Malik Carter. /ShkodraNews

 

Lexo edhe: