“Mbete lak.uriq, mbaje veten Kalorës”, deputeti vë me shpatulla pas muri Ramën: 3 kg d.rogë

Deputeti Lefter Maliqi, i cili ndihmoi fortë PS në zgjedhjet e vitit 2017 pavarësisht se ishte në listën e PD, në një letër kushtuar Ramës, i tregon të bëhet burrë dhe të zbresë vetë nga kali. Maliqi, i numëron Ramës gjithë “të zezat” që ka bërë gjatë qeverisjes së tij.

“Mbaje veten Kalorës. Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët në Shqipëri, se të doli boja. Vizitohu të jesh mirë. Pasi mëkatet, gënjeshtrat, prapaskenat, shitja e bashkëpunëtorëve, futja në burg e disa prej tyre, mallkimet e nënave për prishjen e shtëpive, futja në burg për energji elektrike, për 3 gr drogë etj, varfëria, pasiguria, zhgënjimi që u bëre socialisteve duke i shërbyer vetëm një grupi oligarkësh Rilindas dhe bandash të krimit që plaçkitën pasuritë, rrëmbyen tenderat, vodhën çfarë gjetën përpara, blenë, mashtruan, joshën,kërcënuan votuesit, po të kthehen në makth.

Hiq dorë nga portokallia me Ertv e famshme, hiq dorë nga tepsia, hiq dorë nga çmenduria e përplasjes civile të 30 Qershorit, hiq dorë nga padia ndaj Gazetarit të Bildit. Mbaje fort veten se sot do të ngecin dhe negociatat dhe së shpejti kalorës do mbetesh vetëm me tao taon dhe ciu ciun. Hidhi një sy filmit vdekja e kalit para se të çosh vendin në katastrofë në 30 Qershor. Keqardhje për ty mbete lakuriq nga mendja, trupi, karakteri e dinjiteti. Bëju pak burrë, zbriti kalit, mbaj këmbët në tokë, hiq antiplumbin dhe përballu në terren të hapur në kushte të barabarta. Pas beteje ik prapë në Francë, rriti thonjtë, ha makarona, luaj basketboll po të doli koha, pikturo Rilindjen”, shkruan në faqen e tij në FB, deputeti Maliqi.