T.ension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Greta Bardeli nxirret jashtë: Tu.rp! Do mbani përgjegjësi

Është ndërprerë për pak minuta mbledhja që po mbahet për konstituimin e Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli, e cilësoi nul mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vendimet që ky Këshill merr.

Me tone të ashpra, ajo është ngritur në këmbë duke e akuzuar këtë mbledhje një farsë dhe ilegale.

“Është një mbledhje antikushtetues. Jeni të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe do mbani përgjegjësi penale. Turp! Turp”, është shprehur me tone të ashpra Bardeli, e cila më pas është nxjerrë jashtë mbledhjes.