Mblidhen Emergjencat Civile Shkodër/ ‘Autogolat’ skandalozë të Voltana Ademit, nuk ndalet kryebashkiakja

Ne mbledhjen e komitetit te emergjencave civile ne prefekturen e Shkodres, ku ne fokus ishin masat e marra ne prag te dimrit per argjinaturat, kanalet kulluese dhe digat, doli si problemi me i madh ndotja nga mbeturinat dhe inertet, shtrati i lumenjve dhe liqenit te Shkodres. E ndersa fliste pa fund per punet e bera prej bashkise qe ajo drejton, Voltana Ademi nuk harron te beje autogola, me apo pa qellim e di vetem ajo, por qe ne thelb kane nje interes, te mund te perfitoje sa me shume. Fillimisht per ti ikur kritikave te prefektures se ajo nuk ka sjelle asnje raport mbi gjendjen e argjinaturave dhe masave te marra, deklaroi me ze dhe figure se ato nuk ishin prone e bashkise dhe as pergjegjesi e saj. Por pak minuta me vone Ademi e harroi ate cfare tha dhe shpejtoi qe drejtorit te bordit te kullimit rajoni i veriut, ti kerkonte lejet per punimet qe po ben ne argjinatura. “Ju kujtoj se po punoni ne territor dhe nuk keni asnje leje nga bashkia prandaj respektoni ligjin, sikurse e bejme ne kur ndertojme dicka apo qofte edhe per nje riparim çatie”, ishin fjalet qe ju drejtua Ademi, drejtorit te bordit Ndue Preka. Ne fakt me shume sesa e shqetesuar per lejet, Ademit i flinte lepuri diku tjeter, tek parate qe duhet te paguhen per keto leje. Kryetarja e bashkise tashme nuk ndalet perballe asgjeje, per te hapur polemike e sulmuar qeverine dhe cdo institucion qe perfaqeson ate ne Shkoder, vetem e vetem qe te shfrytezoje edhe ato pak jave e muaj qe i kane mbetur ne postin e kryetares se bashkise. Ky skenar i shemtuar i sotem, eshte vetem fillimi i marrive te tjera qe institucionet shpejtojne te bejne ne kohe krizash, kur kontrolli mbi ta eshte i vaket./ShkodraNeës