Mbrëmë paska ndodhur nami në këtë b.urg, i riu futet aty ku nuk ua pret mendja dhe a.rratiset

Mbrëmë paska ndodhur nami në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Një shqiptar dhe një sirian, janë a.rratisur nga burgu i të miturve në Avlona, 70 km në veri të Athinës.

Albano Xhezari, 22 vjeç, mësohet se është emri i shqiptarit të arratisur gjatë mbrëmjes së kaluar në momentin që në burgun e te miturve po bëheshin punime për shtrimin e kabllove te reja elektrike.

22 vjeçari shqiptar, i akuzuar si anëtar i një bande grabitësish kaloi nëpërmjet një muri, prej të cilit ishin hequr telat me gjemba për shkak të punimeve, dhe te dy pasi u hodhën jashtë rrethimit, u larguan me shpejtësi.

22-vjeçari Albano Xhezari, ka qenë i pranishëm gjatë ekzekutimit të Arben Bakos në burgun Koridhalos, por ndaj tij nuk ishin ngritur akuza shtesë, pasi prej ekzaminimit të videos së ekzekutimit të Bakos, nuk rezulton se 22 vjeçari të ketë goditur viktimën.

Xhezari dyshohet se bënte pjesë në bandën e Klodian Lekocaj ne burgun Koridhalos, ndaj edhe u transferua ne burgun e sigurisë së ulët në Avlona.