Mbrojtësi i Vllaznisë tregon çfarë nuk i pëlqen në Shkodër

Renato Malota ka qenë ndër lojtarët e paktë të sezonit të kaluar që qëndroi në Shkodër me Vllazninë. Në një prononcim për PanoramaSport, ai e pranon se skuadra shkodrane nuk i ka bërë një nisje të mirë vitit 2019.

“Nuk i kemi bërë një nisje të mirë 2019-ës, pasi humbëm përballë Erzenit. Megjithatë, futbolli i njeh edhe këto supriza të pakëndshme. E rëndësishme është që të japim maksimumin dhe të marrim rezultate nga çdo ndeshje. Më të qetë do të jemi kur të kemi siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Ne duam të marrim maksimumin në 180 minutat e fundit të fazës së dytë, në mënyrë që të krijojmë një shkëputje nga vendi i dytë.” – tha fillimisht mbrojtësi i Vllaznisë.

Por, më tej ai tregon se çfarë nuk i pëlqen në Shkodër dhe ka një kërkesë për tifozët.

“Vetëm një gjë nuk më pëlqen këtu në Shkodër. Në momentin e parë që ekipi hedh një fals, direkt flitet keq apo hidhet baltë mbi lojtarët. Duhet të dinë se 4 apo 5 futbollistë kanë zgjedhur të sakrifikojnë për këtë ekip, duke luajtur në momentet më të vështira. Kurrë nuk e braktisën Vllazninë përtej situatave. Në këto kushte, e vetmja gjë që ne kërkojmë është më shumë mbështetje, asgjë më tepër.” /ShkodraNews

Lexo edhe: