Mb*ti gruan me jastëk, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: E doja, por isha xheloz se ajo …

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Gramsh.

Zbardhet dëshmia e Alket Hysës, burrit që mb-yti me jastëk bashkëshorten Gurije Hysa ditën e djeshme në fshatin Grekan të Gramshit.

Hysa e ka pranuar kri-min para forcave të policisë në Komisariatin e Gramshit edhe pse ka shprehur pendesë.

Autori ka thënë se e donte gruan, por e vr-au për shkak të xhelozisë, pasi dyshonte se e tradhtonte.

‘E doja gruan time. U zumë si çdo çift, se ajo nuk më dëgjonte. Isha xheloz si çdo burrë. Jam penduar për atë që kam bërë dhe më shumë më vjen keq për fëmijët’, ka deklaruar 35-vjeçari para oficerëve të Policisë, ndërkohë që ka treguar se situata mes tyre u rëndua edhe më shumë mbrëmjen e së premtes.

‘Debatuam pas darkës. Gruaja nuk më dëgjonte asnjëherë se çfarë i thosha, bënte me kokën e saj. Pas debatit, u shtrimë për të fjetur, atë e zuri gjumi direkt, ndërsa unë po bluaja ato që kishim debatuar. Nervat nuk më ishin ulur dhe në një gjendje të rënduar e mbyta me jastëk. Jam penduar që e vrava, nuk duhej ta kisha bërë kurrë’, është shprehur ndër të tjera 32-vjeçari i arrestuar.