Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë, si i infektoi mjekët gruaja e operuar aty

Rasti me i ri i nje personi te prekur me virusin e ri ka bere qe te mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës.

Një paciente e shtruar aty ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirusit.

Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët. Ata janë në pritje të rezultateve.