Mbyllet shkolla në Sarandë, bum infektimesh



Pas rasteve të shumta të regjistruara me Covid-19, sot u mbyll shkolla 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarande.



Deri tani në këtë shkollë janë infektuar nga virusi Covid-19, 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje. Shkolla “9 Tetori”, sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.



Në Sarandë nga shtimi i rasteve me covid19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si: Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, Shiku, Tirana Bank, Sigurimet Shoqërore.