
Ekipi i Vllaznisë nuk e ka diskutuar fitoren ndaj Shënkollit. Në takimin e zhvilluar në “Reshit Rusi” kuqeblutë kanë triumfuar me rezultatin 3 – 0 ndaj miqve të Shënkollit. Sfida do të zhbllokohej që në minutën e 22-të teksa Gocaj shënon një gol mjaft të bukur.
Pjesa e parë mbyllet me këtë gol. Në të dytën është Junior që dyfishon shifrat në minutën e 47-të. Por, ky takim do të kishte edhe një gol tjetër. Është mbrojtësi Malota që shënon të tretin në minutën e 63-të. Një gol që vulos edhe fitoren e shkodranëve.
Pas kësaj fitore, Vllaznia shkëputet përsëri në +7 pikë nga Erzeni i vendit të dytë, që dje u mposht nga Veleciku. Javën e ardhshme, Vllaznia luan në transfertë përballë skuadrës së Vorës. /ShkodraNews
Humbja e sotme ndaj Goga Basket.
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka.
Ekipi i Veleçikut ka arritur të.
Ndeshjet e mesjavës për kupën e.
Lini një Përgjigje