Mbylli emisionin dhe i erdhën gjyshërit në punë, Arbana tregon çfarë ndodhi

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani tani duket se ka nisur zyrtarisht pushimet. Ajo mbylli të shtunën puntatën e fundit të emisionit Dua te te bej te lumtur.

Në këtë program pati raste kur u kurorëzua një dashuri, u formua një familje, pati raste kur u ngrit edhe një shtëpi. Për këtë arsye mbrëmjen e fundit të sezonit të tretë, stafi qe e realizoi, tregoi se si ka ndikuar ky program, në jetën e tyre.

“Në fund të programit ti kur bën një rezyme të asaj çka ndodhur dhe asaj që ke sjellë mendon se po misioni u krye! Kemi bërë shumë njerëz të lumtur. Kemi bërë njerëz të lumtur brenda programit, por shikon që ke bërë njerëz të lumtur dhe jashtë programit duke transmetuar çdo të shtunë një program që e kanë pëlqyer, e kanë dashur, që i ka emocionuar, e kanë përlotur publikun dhe kjo është arritja më e madhe”, tha moderatorja Arbana Osmani.

Gjyshërit e Arbana Osmanit ishin në studion e programit që ajo drejton, për ta surprizuar atë si fund sezoni.