“Mbyllni TV dhe fikni telefonat”, Rama me mesazh të fortë: Ja si duhet përballuar k.oronavirusi

Kryeministri Edi Rama tha sot se shqiptarët në kushtet kur janë prekur nga infodemia, përhapja e lajmeve të rreme, duhet ta përballojë me shumë besim dhe të mos dëgjojë lajme apo të lexojë në internet, por duke i drejtuar mesazheve të librave të shenjtë dhe Papa Françeskut.

“Një virus përhapja e të cilit për fat të keq dhe kjo është e pashmangshme dhe problematike po shoqërohet me atë që OBSH e quan infodeminë, lajmet e pakonfirmuara, të rreme, që marrin dhenë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve.

Këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme”.