Më 11 tetor shkon në Venecia por për Metën kjo nuk është data më e rëndësishme

Pasi ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se  do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit të Venecias, duke theksuar se do t’i japë përgjigje çdo lloj pyetje nga anëtarët e komisionit.

“Në respekt të punës që ata kanë nisur, deri në 11 tetor u kemi dhënë një raport paraprak, lidhur me disa pyetje që Kuvendi ka drejtuar lidhur me përgjegjësitë e Presidentit Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i hapur në 11 tetor për çështjen në fjalë.

11 tetori është datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë që presidenti s’ka  bërë shkelje të kushtetutës, përkundrazi, por kuptohet se çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme, që është 18 tetori. Ndaj ftoj të merreni me 11 tetori, por aq sa duhet, por të merren të gjithë me 18 tetorin”, theksoi Meta”, tha Meta.