“Më 16 Mars do mësosh vallen e Napolonit”, çuni i Fahriut kërc*ënon Ramën

Mbrëmjen e sotme, Klevis Balliu, ka qenë pranë banorëve të Astirit, nga ku i ka bërë dhe një paralajmërim Edi Ramës.

Sipas Balliut: nëse Rama nuk e di vallen e Napolonit do ta mësojë me datë 16 Mars, që është dita kur do të mbahet protesta e opozitës.

Më tej Balliu iu drejtua Ramës, që të gjejë vrimë miu edhe të futet me datë 16 Mars.

“Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”,-u shpreh Balliu.