Me avion privat në aeroport, ndalohet nga policia gruaja e futbollistit të njohur, kishte a.rmë me vete



Bashkëshortja e futbollistit të Sead Kolasniac të Arsenalit të Londrës, është ndaluar sot në aeroport pasi u kthye në Britani me një pistoletë elektrike që e kishte sjellë nga Frankfurti.



27 vjeçarja Bella Kolasinac, 27, tha se kishte sjellë a.rmën për vetëmbrojtje pas sulmit me thikë që bashkëshorti i saj dhe kolegu i tij futbollist Mesut Ozil pësuan vitin që shkoi.



Prej frikës ajo kishte shkuar në Gjermani, ku me lejen përkatëse kishte marrë elektro-shokuesin e vogël, pa e ditur se a.rma e fuqishme është e jashtëligjshme në Britani.

Ajo u ndalua nga oficerët doganorë në aeroportin e Biggin Hill në Londër kur objekti i ndaluar iu zbulua në valixhe.

Bella raportohet se nisi të qante kur shfaqjësohej se e kishte a.rmë për vetëmbrojtje dhe se kishte me vete lejen gjermane.

Për sjellje të a.rmëve të jashtëligjshme ajo mund të dënohej deri në gjashtë muaj burg, por u la e lirë me një paralajmërim nga autoritetet.