“Më bëri dasmën e ëndrrave, pastaj bëri fëmijë me burrin tim”, vajza denoncon nënën dhe poston fotot

Një vajzë e re ka denoncuar nënën e saj se pasi i bëri dasmën e ëndrrave, pak muaj më vonë ia mori burrin dhe madje bëri edhe një fëmijë me të.

Lauren Wall, e cila tani është 34 vjeç, nga Twickenham, në jug-perëndim të Londrës, u martua me Paul White kur ishte vetëm 19 vjeç ndërsa ishte shtatzënë.

Nëna e saj Julie, e cila tani është 53 vjeçe, pagoi një martesë prej 15,000 paund dhe Lauren i ishte mirënjohëse dhe për këtë arsye e mori atë në muajin e saj të mjaltit dyjavor në Devon.

Tetë javë më vonë, Paul e braktisi dhe nëntë muaj më vonë, nëna e saj Julie lindi fëmijën e tij duke e lajmëruar se ishin bashkë.

Lauren tregoi: Paul kishte një raport shumë të mirë me nënën time. Asnjëherë nuk e kam menduar si të dyshimtë, pasi ajo ishte vjehrra e tij dhe ai thjesht ishte miqësor me të.

Lauren shtoi se burri i saj papritur u bë shumë misterioz dhe nuk i lejonte asaj që të shihte telefonin. Katër javë më vonë, motra e Lauren po përdorte telefonin e mamasë së saj dhe gjeti mesazhet mes tyre.

Nëna e saj mohoi se kishte ndonjë gjë mes tyre dhe i tha se ishte çmendur që e çonte ndër mend një gjë të tillë.

“Kur u përballa me burrin, nuk pranoi asgjë por sërish nuk më la t’i shihja telefonin”.

Vetëm disa ditë më vonë, ai hoqi unazën e tij të martesës dhe iku nga banesa duke e lënë vetëm me vajzën.

Kur ajo dëgjoi se ai ishte duke jetuar me nënën e saj, nuk mund ta besonte se dy personat që ajo i donte dhe i besonte më shumë se çdo gjë në botë do ta trajtonin në një mënyrë të tillë.

Lauren tregoi se kur pa nënën e saj me barkun e fryrë, ajo i tha se ishte një kist dhe se ishte e sëmurë.

Por vetëm nëntë muaj pasi kishte ikur bashkëshorti i saj nga shtëpia, nëna e saj lindi fëmijën.

“Ajo u përpoq të më bindte se babai i fëmijës ishte një i dashur tjetër, por unë e dija të vërtetën. Më pas ata të dy ma thanë hapur, dhe në ato momente mu shemb bota”.

Pesë vjet më pas, Paul u martua me Julie e madje ajo më ftoi edhe në dasmë.

“Ajo më mori në telefon dhe më ftoi. Ishte e vështirë. Unë u martova në 14 gusht 2004, ata u martuan në 15 gusht 2009. Unë shkova për të parë nënën të martohej me të njëjtin burrë që do të isha martuar pesë vjet më parë… por e bëra për hir të vajzës sime”.

Lauren së fundmi ka gjetur një partner të ri dhe tani është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, ndërsa nëna e saj vazhdon jetën me ish-dhëndrin.

Ajo ka tentuar disa herë që të flasë me të bijën, por Lauren nuk e ka lejuar.

“Koha është një shëruese i shkëlqyer…”.

Ndërkohë mediat britanuike janë munduar që t’u marrin nga një koment, por ish-burri i saj nuk ka pranuar të flasë, ndërsa nëna e saj u shpreh se nuk ka asgjë të çuditshme dhe se ata nuk kanë një lidhje të fshehtë por janë të martuar. /shkodranews/