“Me dashurinë e nënës dhe të zemrës”/ Premtimi i madh që bën Kryemadhi

Një ba.rbari antinjerëzore. Kështu e konsideron Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhunën e ushtruar nga forcat e rendit mbi banorët tek zona e Astrit.

Përmes një reagimi të gjatë në facebook, kryetarja e LSI-së, thotë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kr.im.inale.

Reagimi i plotë

Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kri.m.inale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim.

Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për ”Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur kr.imet dhe kor.r.upsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhu.n.ën dhe paligjshmërinë. Po ndërkaq, skena e kr.i.mit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të kr.i.mit në dëm të interesave kombëtare.

Dh.imbja dhe lo.tët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat ka.nceroze të korrupsionit dhe kr.i..mit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit! Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e z.emrës me gjithë dashurinë e nënës por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!