“Më duken të pasmet si …”/ Nusja e Berishës gjen fustanin e ëndrrave, bën komentin e fortë

Armina Mevlani është treguar gjithmonë pa komplekse kur vjen fjala për të komentuar trupin e saj.

Përshembull, dy verë të shkuara kur dikush u kujtua t’i japë mend që të operojë të pasmet, ajo iu përgjigj se i “super pëlqejnë” siç i ka.

“Lek ke, bëji vithet silikon”, i shkruante dikush.

“Nuk do bëja kurrë silikon. Më super pëlqejnë siç janë”, ia kthente Armina.

Sot, ajo foli hapur për faktin se i dukej se fustani që kishte veshur e bënte të dukej sikur i kishte të pasmet e mëdha, si Jennifer Lopez.

“Ky fustan është aq fantastik, saqë ma bën pjesën B të duket si e J. Lo-së (kur në fakt nuk është)”

Armina e kishte veshur këtë fustan në tapetin e kuq të një sfilate fustanesh nusërie ditën e enjte.

Muajin e kaluar, ajo ishte e ftuar tek premiera e “Once Upon a Time in Hollywood” në festivalin e Kanës, ku u shfaq me dy fustane, një të bardhë dhe një portokalli.